Fjalori i informatizuar
shqip-frëngjisht

Université de Poitiers
Faculté des Lettres & des Langues

Universiteti i Puatjesë
Fakulteti i Letrave & Gjuhëve
Laboratori FORELL/Analiza informatike e teksteve


Projekt i fjalorit të informatizuar të shqipes së sotme letrare


Realizimi i këtij projekti u motivua që në Şllimin e tij nga nevoja e hartimit të një fjalori dygjuhësh shqip-frëngjisht të një niveli të lartë, duke u bazuar tek arritjet leksikograŞke njëgjuhëshe të Institutit të Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Şllim të viteve 80.
Fillimi i këtij projekti parashikon përpunimin e informatizuar të Fjalorit të Shqipes së Sotme, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 1984, 1520 fq.
Fjalori i Shqipes së Sotme është fjalor njëgjuhësh me rreth 34000 fjalë, i botuar në vitin 1984 nën drejtimin e Androkli Kostallarit, Jani Thomajt, Miço Samarës dhe Josif Koles, me bashkëpunimin e Palok Dakës, Pavli Haxhillazit, Hajri Shehut, Kornelia Simës, Thanas Fekës, Beatriçe Ketës, Agim Hidit. Megjithëse jo aq voluminoz sa paraardhësi i tij, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (41000 fjalë), Fjalori i Shqipes së Sotme ka përŞtuar nga pasuria e paraardhësit të tij dhe gjithashtu është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, dhe, sipas mendimit të vetë kryeredaktorit të këtyre dy botimeve, Androkli Kostallarit, është nga ky aspekt më i përshtatshëm si bazë për Şllimin e punës.

Përbërja e ekipit hartues

Në kuadrin e Laboratorit, kanë Şlluar punën për realizimin e këtij projekti Zhan-Lui Dyshe, profesor në Universitetin e Puatjesë dhe hulumtues në Laboratorin FORELL-AIT, Murat Bejta, profesor i ftuar në Universitetin e Puatjesë dhe ish-profesor i Universitetit shqiptarofon të Prishtinës në Kosovë (Republika e Serbisë), dhe Adrian Kostallari, pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës (Republika e Shqipërisë) dhe student i D.E.A.-s (Diploma e Studimeve të Thelluara, Cikli i Tretë) në Universitetin e Puatjesë.
Një ekip parizian, i përbërë nga Kristian Gyti, përgjegjës për shqipen në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Seksioni i katërt) dhe Remzi Përnaska, bashkëpunëtor i vjetër shkencor në Institutin e Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave në Tiranë, dhe aktualisht profesor i shqipes në Paris, në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Kulturave Orientale (I.N.A.L.C.O.), vazhdon gjithashtu punën për realizimin e këtij projekti.
Për shkëmbimin e përvojës së arritur dhe për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, ekipi hartues aktualisht ka hyrë në lidhje me Profesor Leonard Njumarkun, në Departamentin e Gjuhësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, i cili po drejton punën për realizimin e një projekti të ngjashëm, hartimin e një fjalori shqip-anglisht.
Kontaktet e rregullta me Institutin e Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave në Tiranë, dhe në radhë të parë me sektorin e tij të leksikologjisë dhe leksikograŞsë mund të marrin karakterin e një bashkëpunimi të vërtetë vetëm pas vitit 1994, për shkak të gjendjes aktuale në Shqipëri. Sigurisht, një bashkëpunim i tillë do të ishte plotësisht i mundshëm dhe i dëshirueshëm që nga momenti kur ky institucion do të gjente, ashtu siç edhe parashikohet, mjetet e duhura të punës në vazhdim të 1993-shit.
Kontakte janë kërkuar të vendosen edhe nga projekti shumëgjuhësh SoŞa-Antipolis në vazhdën e përpunimit automatik të një numri të madh gjuhësh të ndryshme (D. Picard).

Përftimi dhe zgjerimi i të dhënave shkencore

Përpunimi dhe nxjerrja e plotë e të dhënave nga fjalori i zgjedhur kryhen në kuadrin e ekipit AIT, duke përdorur mjetet kërkimore mikro-informatike të Fakultetit (Macintosh PowerPC 7200, Apple OneScanner, programet Omnipage 6 dhe ripërpunimin e të dhënave me anë të programit të përpunimit të teksteve Word dhe Macintosh Programmer's Workshop, MPW). Përpunimi i krejt fjalorit është parashikuar të përfundojë në fund të vitit universitar 1996-1997.
Redaktimi i tekstit të përftuar kryhet në pjesë të barabarta në Paris dhe në Puatje.
Pasurimi i mundshëm i leksikut, mbi një bazë relativisht empirike, po kryhet në tre drejtimet e mëposhtme:

Projektet dhe përpunimet e parashikuara

Krijimi i një fondi-bazë do të shtrojë detyrën e përpunimeve të shumanshme për realizimin e një sërë objektivash të qarta:
1°) Krijimi i një indeksi, duke përfshirë fjalët bazë të fjalorit, në vazhdën e hartimit të një fjalori drejtshkrimor si pjesë përbërëse e një korrektori ortograŞk të shqipes, i cili nga ana e tij do të shërbejë vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë si mjet pune. Kjo punë do të bëjë të mundshëm identiŞkimin e të gjitha problemeve gjuhësore që parashtron gjuha shqipe për çdo lloj përpunimi automatik (rendi alfabetik, trajtimi i digrafeve si njësi të vetme, trajtimi i nyjeve të mbiemrave të nyjshëm, etj.)
2°) Krijimi i inventarëve të diferencuar mbi bazën e kritereve të shumanshëm në vazhdën e studimeve leksikologjike në lidhje me formimin e fjalëve në shqip. Një studim paraprak do të trajtojë hulumtimin sistematik të lidhjes së dyanshme midis vënies së theksit leksikor dhe prejardhjes prapashtesore. Kjo është arsyeja që vendosja e theksit leksikor, megjithëse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me anën drejtshkrimore, është ruajtur ashtu siç është dhënë nga Fjalori i 1984-ës.
3°) Redaktimi i një fjalori dygjuhësh shqip-frëngjisht, për ndreqjen e të metave të fjalorit të mëparshëm të të njëjtit lloj, i cili pothuajse ka dalë jashtë përdorimit: Vedat Kokona, Fjalor shqip-frëngjisht, Tiranë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", 1977, 591 fq., me rreth 25000 fjalë.
4°) Këtij të fundit do t'i shtohet krijimi i një korpusi të shqipes së sotme, i cili do të bëjë të mundshëm ndërtimin e konkordancave për ripërpunimin e hyrjeve më polisemantike të fjalorit.
5°) Nga rezultatet që mund të arrihen përmes punës së përditshme, janë edhe krijimi i një fjalorthi tregjuhësh, anglisht-frëngjisht-shqip, të mikro-informatikës dhe shqipërimi i programit të përpunimit të teksteve, të cilët mund të hidhen në qarkullim, në përputhje me dispozitat ligjore mbi të drejtën e autorit.